Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç ka shprehur bindjen se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta mbështesë përpjekjen e Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.
"Ne presim që ligji ndërkombëtar të ruhet. Pavarësia e Kosovës ishte thjesht ilegale, dhe ne i besojmë drejtësisë ndërkombëtare", tha Jeremiç për AFP.
Gjykata në Hagë nuk pritet të japë ndonjë vendim, por vetëm mendim këshilldhënës.