Ndërlidhjet

Ceriq: Evropa po dërgon mesazh të keq për myslimanët


Lideri fetar i myslimanëve të Bosnjës, Mustafa Ceriq, tha sot se shpreson se Evropa do t’i ripërtrijë vlerat e veta, që sipas tij, janë cenuar nga vendimi i Zvicrës për ndalimin e minareve dhe mbajtjen e regjimit të vizave vetëm për vendet evropiane me popullatë shumicë myslimane.

Lideri i Bashkësisë Islame të Bosnjës tha se referendumi në Zvicër për ndalimin e minareve në Zvicër dërgon mesazh të keq te myslimanët evropianë.

Agjencia AP mëtutje përmend faktin se për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, BE-ja e ka hequr regjimin e vizave, por jo për Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjën. Lidhur me këtë çështje, në Bosnjë, praktikisht vetëm myslimanët nuk mund të udhëtojnë pa viza, pasi serbët dhe kroatët e Bosnjës kanë edhe pasaporta serbe dhe kroate.
“Mesazhi nga Brukseli na thotë që ne jemi më pak të vlefshëm se sa fqinjët tanë serbë, malazezë, maqedonë dhe kroatë, ndërsa ai nga Zvicra na thotë se simbolet tona kulturore dhe fetare janë të padëshirura”, tha Mustafa Ceriq.

Mëtutje ai theksoi se “ende me dhimbje nga gjenocidi bërë ndaj tyre, gjatë luftës në Bosnjë, në periudhën 1992-95, myslimanëve të Bosnjës duhet dhënë siguri se ata kanë të drejtë të jetojnë në Evropë dhe se nuk duhet të frikësohen për të ardhmen e fëmijëve të tyre”.
XS
SM
MD
LG