Ndërlidhjet

Afganistan: Vazhdon ofensiva në pjesën jugore


Forcat e Shteteve të Bashkuara, të Britanisë dhe ato afgane, kanë depërtuar më thellë në territoret në Afganistanin jugor, në ditën e dytë të ofensivës kundër talibanëve.

Dje, më se 1 mijë trupa e filluan aksionin në pjesë të provincës Helmand me qëllim, që të ndërpriten rrugët komunikuese të talibanëve dhe për t’i shkatërruar linjat për furnizim.

Helmandi është edhe prodhuesi më i madh botëror i opiumit, ndërsa në kufirin jugor me Pakistanin, është rruga kryesore për tregtinë ilegale të drogës.

Një komandant afgan tha se gjatë këtij operacioni janë vrarë katër militantë.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG