Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts tha se Shtetet e Bashkuara me vite nuk kanë pasur informata të mira për vend ndodhjen e Osama bin Ladenit.
Gejts i bëri këto komente në një intervistë për televizionin amerikan.
I pyetur nëse mund t’i konfirmojë raportet e fundit se Bin Ladeni së fundmi është parë në Afganistan, Gejts tha “jo”.
Gjatë javës, mediat raportuan lajme të pakonfirmuara se Bin Laden ishte parë në javët e fundit.
Lideri i Al Kaidës Osama bin Laden besohet se fshehet në pjesën pakistaneze të zonës kufitare me Afganistanin.