Ndërlidhjet

Izrael: Ndarja e Jerusalemit është ide e rrezikshme



Zëvendësministri i Jashtëm i Izraelit, Dani Ajalon, tha se iniciativa e Bashkimit Evropian për të mbështetur ndarjen e Jerusalemit dhe statusin e Jerusalemit Lindor si kryeqytet i shtetit të ardhshëm palestinez "mund të dëmtojë vazhdimin e negociatave paqësore" dhe është "e rrezikshme".

Ajalon tha se "evropianët nuk do të duhej të diktonin epilogun e negociatave që në fillim".

Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian prezantoi javën e kaluar një draft dokument, ku mbështetej ndarja e Jerusalemit si kryeqytet i shtetit të ardhshëm palestinez.

Dokumenti pritet të diskutohet nga ministrat e jashtëm të BE-së të hënën në Bruksel.
XS
SM
MD
LG