Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki, pritet që sot të paraqitet në sesionin special të Parlamentit të Irakut, për tu përgjigjur lidhur me lëshimet e sigurisë, që lejuan një varg të sulmeve me bomba, nga të cilat u vranë 127 vetë dhe më se 400 të tjerë u plagosën.
Për shkak të këtyre sulmeve, al-Maliki e ka shkarkuar komandantin kryesor ushtarak në Bagdad dhe ka tërhequr vërejtjen se janë të mundshme edhe ndryshime të tjera.
Raportohet se për sulmet e së martës përgjegjësinë e ka marrë një grup i al-Kaidës në Irak.