Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts po viziton Irakun, që është ndalesa e dytë e truneut të tij në zonat e luftës.
Gejts është takuar me presidentin e Irakut Xhalal Talabani dhe i ka ofruar ndihmën amerikane lidhur me problemt rreth sulmit të kësaj jave që la 130 të vdekur e mbi 500 të plagosur. Vizita e Gejtsit vjen në javën kur nga sulmet e grupeve të lidhura me Al Kaidën kanë humbur jetën 127 persona dhe u plagosën mbi 500 të tjerë.
Burimet ushtarake amerikane kanë tërhequr vërejtjen se sulmet e përmasave të tilla do të shtohen në Irak në prag të zgjedhjeve parlamentare të 7 marsit të ardhshëm.
Gejts nesër takohet me kryeministrin Nuri al Maliki.