Ministria e Brendshme e Irakut tha se shtatë njerëz, përfshirë tre policë dhe dy ushtarë, janë vrarë në sulmet në Bagdad dhe rrethinë.
Në sulmin më vdekjeprurës, gjashtë njerëz e humbën jetën nga një automjet bombë në Jusufije, 25 km në jug të Bagdadit.
Jusufija është një zonë fetare e përzier, e njohur për sulmet vdekjeprurëse të kryengritësve pas invazionit në Irak në vitin 2003.