Ukraina i kërkoi sot Fondit Monetar Ndërkombëtar kredi në vlerë prej 2 miliardë dollarë, për t’u përballur me krizën tejet të rëndë financiare.
Kievi tha se kredia nevoitet për t’i paguar faturat për gazin e importuar nga Rusia, si dhe për të plotësuar deficitin buxhetor.
Fondi Monetar Ndërkombëtar dje ia ndërpreu një linjë kredituese Ukrainës për shkak se vendi nuk i kishte zbatuar reformat kyçe.