Ndërlidhjet

Bler: Vendimi për invadimin në Irak – i drejtë


Ish kryeministri britanik, Toni Bler, tha se beson se ishte i drejtë dërgimi i forcave ushtarake për ta përmbysur liderin irakian, Sadam Husein, nga pushteti.

Në një intervistë për BBC-në, zoti Bler theksoi se vendimi për përmbysjen e Sadam Huseinit do të ishte i drejtë, edhe në rast se para invadimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2003, do ta kishte ditur se regjimi i Sadamit nuk kishte armatim për shkatërrim në masë.

Ai tha se edhe pa pretendimet për armatim të shkatërrimit në masë, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ku përfshiheshin edhe trupat britanike, do të duhej ta përdorte ndonjë argument tjetër për arsyetimin e luftës.

Toni Bler e ka pëshkruajtur Sadam Hyseinin, që ka përdorë armatim kimik kundër irakianëve, si kërcënim për rajonin e Lindjes së Mesme.

Ai tha se nuk beson se bota do të ishte më e mirë me diktatorin dhe djemtë e tij ende në pozita në Irak.

Ish kryeministri Bler, pritet që të dëshmoj vitin e ardhshëm para një komisioni britanik, i cili është krijuar për hulumtimin e zhvillimeve para dhe pas luftës në Irak.
XS
SM
MD
LG