Ndërlidhjet

Mullen: Kufiri afgano-pakistanez, strehë për militantët



Gjenerali amerikan, Majk Mullen shprehu shqetësimin se militantët afganë po përziheshin gjithmonë e më shumë me ekstremistët dhe po ngrejnë bazat në kufirin me Pakistanin.

Mullen, i cili gjendet për vizitë në Afganistan, i tha gazetarëve se këtë çështje do ta diskutojë me autoritetet pakistaneze gjatë viziës së kësaj jave në Islamabad.

Kontigjenti i parë i trupave shtesë, që janë pjesë e strategjisë së re të ndjekur nga presidenti Barak Obama, do të arrijnë në Afganistan brenda disa ditësh.
XS
SM
MD
LG