Ndërlidhjet

Irak: Ftohen investitorët e jashtëm për ndërtim të shtëpive


Autoritetet e Irakut sot kanë ftuar kompanitë ndërkombëtare që ta shfrytëzojnë ligjin e ri, sipas të cilit të huajt kanë të drejtë të jenë pronarë të tokës.

Zyrtari irakian për investime, Sami al-Araxhi, i ka ftuar investitorët, që të ndërtojnë banesa në vlerë prej 25 miliardë dollarësh.

Ai tha se planifikohet ndërtimi i njësive banesore dhe shitja e tyre, në koordinim me qeverinë, e cila synon që shumica e objekteve të banimit të ndërtohen në Bagdad.

Në Iran vlerësohet se gjatë pesë viteve të ardhshme do të nevojiten afro 2 milionë shtëpi të reja.
XS
SM
MD
LG