Presidenti amerikan, Barak Obama, ka urdhëruar që qeveria e SHBA-ve të siguroj që në një burg në Ilinois të vendosen disa të burgosur për terrorizëm në Guantanamo Bej.
Një letër e administratës e publikuar sot, tregon qartas se Obama “nuk ka për qëllim që ta liroj ndonjërin për të burgosurve në Shtetet e Bashkuara”, pasi kjo lëvizje nuk është e mundur sipas legjislacionit aktual amerikan.
Kjo letër ishte nënshkruar nga sekretarja e shtetit, Hillari Klinton dhe nga sekretari i mbrojtjes, Robert Gejts dhe i ishte adresuar guvernatorit të Ilinoisit, Pet Kuin.
Më herët, agjencitë e lajmeve raportuan se zyrtarët kanë thënë se presidenti Barak Obama ka kërkuar që qeveria federale të vazhdoj me planet që në Qendrën Korrektuese Tomson në Ilinois, pos të burgosurve federalë, të vendoset edhe “një numër i kufizuar i të burgosurve” nga Guantanamo Bej.