Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, i dorëzoi sot qeverisë shqiptare pyetësorin e Komisionit Evropian.
Pyetësori i përbërë nga 2280 pyetje në 384 faqe iu dorëzua kryeministrit Sali Berisha.
“Dorëzimi i sotëm i pyetësorit shënon gurthemelin e rëndësishëm në rrugën evropiane të Shqipërisë”, tha Lohan në konferencën e përbashkët për shtyp.
Pyetësori është pjesë e procedurave të vendeve kandidate për t’u anëtarësuar në BE.