Ndërlidhjet

Sarkozi: Obama guximtar që shkon para elitës politike



Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi i ka lëvduar sot përpjekjet e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama për arritjen e një marrëveshjeje mbi klimën në samitin në Kopenhagë.

"Dua t'i përshëndes përpjekjet e presidentit amerikan që samiti në Kopenhagë të jetë i suksesshëm. Mendoj se Obama është i guximshëm dhe se shkon para elitës së tij politike", u tha Sarkozi gazetarëve pas një takimi me zyrtarë afrikanë në Paris.

Obama angazhohet për mënyra të ndryshme të finansimit të vendeve që janë të rrezikuara nga ndryshimet e klimës.

"Duhet të gjenden mënyra të rregullta financimi, ndërsa Obama është i hapur për çështjet e tilla", tha Sarkozi.
XS
SM
MD
LG