Ndërlidhjet

Uashington: Fillon dërgimi i trupave shtesë në Afganistan


Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka bërë të ditur se ushtarët nga kontingjenti prej 30 mijë trupave shtesë të urdhëruar nga presidenti Barak Obama kanë filluar të arrijnë në Afganistan. Zëdhënësi i Pentagonit, Geof Morrell, u ka thënë gazetarëve se anëtarët e batalionit të marinsave tashmë kanë arritur në Afganistan.
Në përpjekjet për të stabilizuar Afganistanin, Barak Obaka më 1 dhjetor bëri të ditur se ka urdhëruar 30 mijë trupa shtesë, që numrin e ushtarëve amerikanë në Afganistan e çon në gati 100 mijë.
XS
SM
MD
LG