Ndërlidhjet

SHBA-të 100 miliardë dollarë për klimën



Shtetet e Bashkuara do të kontribuojnë me 100 miliardë dollarë në fondin ndërkombëtar, që do të ndihmojë vendet e varfëra për t'u përballur me ndryshimet klimatike.

“Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të punojnë me vendet e tjera drejt një qëllimi të përbashkët për të mbledhur 100 miliardë dollarë deri në vitin 2020 për të adresuar nevojat e vendeve në zhvillim lidhur me ndryshimet klimatike”, tha Hillari Klinton

Klinton foli në Kopenhagë përpara dhjetëra krerë shtetesh e qeverish që po marrin pjesë në dy ditët finale të konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike.

Konferenca është bllokuar nga dallimet mes vendeve të pasura dhe atyre në zhvillim dhe është shoqëruar me protesta masive.

Të premten në konferencë pritet të marrë pjesë dhe presidenti amerikan Barak Obama.
XS
SM
MD
LG