Ndërlidhjet

SHBA: Irani ndihmon talibanët afganë



Karl Eikenbërri, ambasadori amerikan në Afganistan deklaroi për Radion Evropa e Lirë, se vazhdojnë të marrin informacione ku thuhet se Irani apo elementë brenda Iranit furnizojnë me armë dhe aftësojnë militantët talibanë, që po luftojnë në Afganistan.

Diplomati amerikan e cilësoi mbështetjen e Iranit për militantët si të “një niveli të ulët” dhe “bashkëpunim periodik”.

Nga ana tjetër Eikenbërri tha se mbështetja amerikane për Afganistanin në dy vitet e ardhshme do të njohë rritje të ndjeshme.
XS
SM
MD
LG