Ndërlidhjet

Shqipëri: Blehen 5 helikopterë ushtarakë


Shqipëria ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 113.2 milionë dollarë për blerjen e pesë helikopterëve ushtarakë nga kompania Eurokopter me seli në Francë.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se helikopterët do të sillen në Shqipëri gjatë tri apo katër viteve të ardhshme.

Aktualisht, Shqipëria, që në muajin prill u bë anëtare e NATO-s, është e angazhuar në një ripërtritje kryesore ushtarake sipas standardeve të aleancës, duke i zëvendësuar tanket, aeroplanat dhe anijet e vjetruara të prodhimit rus dhe kinez.

Planifikohet që armata e Shqipërisë, gjatë vitit të ardhshëm, do të transformohet në ushtri profesionale.
XS
SM
MD
LG