Ndërlidhjet

Izrael: Shqetësime të mëdha për vjedhjen në Aushvic


Izraeli ka shprehur shqetësim të madh lidhur me vjedhjen e mbishkrimit “Puna ju çliron juve”, na kampi nazist i vdekjes në Aushvic në Poloni.

Mbishkrimi ishte bërë simbol i vrasjes së një milion hebrenjëve nga nazistët.

Avner Shalev, nga Memoriali Holokaust në Jerusalem, tha se ky ishte një akt “i shpalljes së vërtetë të luftës”.

Zëvendës kryeministri izraelit, Silvan Shalom, vlerësoi se ky ishte një “krim i neveritshëm” dhe “dhunim i vendit që ka kuptim të madh për ne”.

Policia ende nuk ka arritur ta zbardhë këtë rast.
XS
SM
MD
LG