Ndërlidhjet

Iran: Pranohet se tre të burgosur janë rrahur për vdekje


Sistemi juridik iranian, nëpërmjet të një kumtese ka pranuar se së paku tre të burgosur, pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale, kanë vdekur si pasojë e rrahjeve nga rojet e burgut.

Mëtutje njoftohet se janë ngritur akuza kundër 12 zyrtarëve në burgun Kahrizak, që ndodhet në jug të Teheranit.

Tre nga të pandehurit ballafaqohen me akuza për vrasje.

Opozita iraniane thotë se së paku 72 vetë janë vrarë pas zgjedhjeve, ndërsa qeveria thotë se kanë vdekur 30 vetë.
XS
SM
MD
LG