Ndërlidhjet

BE-Turqi: Përparim modest në negociata



27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë vendosur të hapin bisedimet me Turqinë lidhur me kapitullin për mjedisin. Lajmi u bë i ditur nga kryesia suedeze e BE-së. Ky është një hap i vogël përpara në procesin e komplikuar të Turqisë drejt anëtarësimit në Union.

Tetë kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim janë ngrirë për shkak të mosmarrëveshjeve me Qipron rreth fatit të ishullit të ndarë.

“Ne do të shpresonim të hapnim më shumë kapituj për negocim”, tha ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmed Davutoglu. Ai shtoi se edhe hapja e kapitullit mbi mjedisin tregon vendosmërinë e Turqisë për të ecur përpara.
XS
SM
MD
LG