Ndërlidhjet

Tiranë: PS protestoi para Kuvendit



Partia Socialiste ka zhvilluar sot para Kuvendit të Shqipërisë protestën e fundit për këtë vit.

Në qendër të kësaj proteste, sërish, ishte kërkesa për hapjen e kutive të votimit të 28 qershorit, në të kundërt opozita kërkon rrëzimin e qeverisë.

“Tirana pret Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në një krizë ekonomike që fryhet përditë mbi banorët e kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë. Ne sot protestojmë sepse Tirana dhe gjithë Shqipëria nuk mund të festojë”, ka pohuar Rama.

Mitingu i opozitës u mbajt pas të ngjashmëve të mbajtura në rrethet e Durrësit, Fierit, Vlorës, Shkodrës, Beratit e Lezhës.
XS
SM
MD
LG