Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi me bombë në kishë, një i vrarë


Policia e Irakut njoftoi se nga sulmi me bombë kundër një kishte historike në Mosul është vrarë një person dhe janë plagosur së paku pesë të tjerë.

Shpërthimi në kishën Shën Tomas u bë një ditë para festës së Krishtlindjeve.

Javën e kaluar, një bombë pat shpërthyer në një shkollë të kishës duke vrarë një fëmijë dhe plagosur afro 40 vetë.

Zyrtarë të ministrisë së mbrojtjes në Irak më herët kanë thënë se raportet e shërbimeve të zbulimit theksonin se sulmi mund të ndodhte gjatë Krishtlindjeve. Për këtë arsye qeveria i kishte shtuar masat e sigurisë afër kishës dhe lagjes me pakicën e krishterë.

Qindra të krishterë irakianë janë vrarë prej invadimit të Irakut të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në vitin 2003.
XS
SM
MD
LG