Ndërlidhjet

Obama: Zhgënjimi rreth mjedisit, i bazuar



Njerëzit kanë të drejtë të jenë të zhgënjyer rreth përfundimit të konferencës së Kopenhagës për ndryshimet klimatike, tha presidenti Barak Obama.
Obama, për mediat amerikane, theksoi se pak përparim u shënua në takim, por shtoi se “ishte mënjanuar dhe më e keqja”.

Suedia e ka cilësuar marrëveshjen e arritur në Kopenhagë si katastrofë për mjedisin.

Bisedimet siguruan marrëveshjen më minimale të mundshme dhe nuk arritën të përcaktonin qëllime konkrete për zvogëlimin e sasisë së dioksidit të karbonit në ajër. Vendet e varfëra dhe të pasura nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët. Disa veçuan Kinën si përgjegjësen kryesor epër dështimin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG