Mali i Zi nuk ka arsye të presë vendimin e GJND-së për të vendosur marrëdhënie të plota diplomatike me Kosovën, tha Milan Roçen, shefi i diplomacisë malazeze.
Ai, për mediat vendore tha se Mali i Zi ka treguar respekt të mjaftueshëm ndaj Serbisë duke pritur fundin e debatit për Kosovën në GJND.