Ndërlidhjet

SHBA: Komplot terrorist në ditën e Krishtlindjeve



Autoritetet amerikane kanë ndaluar një qytetar nigerian me akuzën se synonte të hidhte në erë një aeroplan pasagjerësh që udhëtonte në Shtetet e Bashkuara nga Evropa.

Sipas autoriteteve bëhet fjalë për një komplot terrorist në ditën e Krishtlindjeve.

Dëshmitarët thonë se i dyshuari u bllokua nga pasagjerët e tjerë, derisa përpiqej t’i vinte flakën një materiali shpërthyes. Incidenti ka ndodhur në kohën që aeroplani i afrohej Detroitit.

I dyshuari ka marrë plagë të rënda nga djegja.

Presidenti Obama ka urdhëruar rritjen e masave të sigurisë për kompanitë ajrore amerikane. Kongresmeni Peter King tha se i dyshuari është një nigerian 23 vjeçar me lidhje me Al Kaidën.

Në aeroplanin, që fluturonte nga Amsterdami drejt Detroitit, gjendeshin 278 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 11 personash.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG