Ndërlidhjet

Viktima në përleshjet në Teheran



Mijëra protestues antiqeveritarë janë përleshur sot me forcat e sigurisë në qendër të Terehanit, ndërsa burime të pavarura lokale raportuan për katër të vdekur.

Një uebsajt proreformator njoftoi se tre demonstrantë janë qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë në qendër të kryeqytetit të Iranit, ku raportohet për konfrontime të ashpra.

Raporti nuk ka mundur të verifikohet nga burime të pavarura, por dëshmitarët thanë se përleshjet po vazhdojnë.

Një aktivist për të drejtat e njeriut në Teheran i tha Radios Evropa e Lirë se protestuesi i katër ka vdekur në afërsi pasi forcat e sigurisë e kishin qëlluar me shkop në kokë.

Policia mohon çdo vdekje.

Një dëshmitar okular i tha Radios Evropa e Lirë nga Teherani se forcat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës kundër ithtarëve të opozitës për t’i detyruar që të shpërndahen nga qendra e qytetit.

Protestat e sotme në Teheran mbahen një ditë pas përleshjeve të dhunshme, dhe vijnë në ditën e kulminimit të festës shiite të Ashuras, e cila përkujton vdekjen e imam Huseinit, nipit të Profetit Muhamed, i cili u vra në shekullin e shtatë.

Sot gjithashtu mbushen edhe shtatë ditë nga vdekja e Ajatollahut të Madh, Hosein Ali Montazeri, kritik i njohur i regjimit aktual.

Demonstrata të tjera janë raportuar edhe në qytetet Isfahan, vendlindjen e Montazerit në Naxhafabad, Shiraz dhe Kom.
XS
SM
MD
LG