Ndërlidhjet

Irak: Ankesë ndaj vendimit për lirim në rastin Blekuater


Iraku thotë se do të kërkoj nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, që të ushtroj ankesë ndaj vendimit të një gjyqtari federal amerikan, që t’i refuzoj akuzat kundër pesë rojtarëve të kompanisë private të sigurimit, Blekuater, që ishin të akuzuar për vrasjen e 14 civilëve irakianë në vitin 2007.

Këshilltari i kabinetit irakian, Sad al-Mutalibi, i tha televizionit al-Xhazira, se “për këtë çështje do të apelohet në gjykatën amerikane dhe nëse nuk zgjidhet në mënyrë korrekte, kjo definitivisht do të jetë një ngarkesë shtesë në raportet ndërmjet Irakut dhe Shteteve të Bashkuara.

Një gjyqtar federal i Shteteve të Bashkuara, dje vendosi që qeveria amerikane i ka shkelur të drejtat kushtetuese të të akuzuarve duke i përdorë në mënyrë të gabueshme deklaratat e rojeve, që janë bërë para hetuesve të Departamentit amerikan të shtetit, nën kërcënimin për shkarkim nga puna.

Të shtënat kanë ndodhur më 16 shtator të vitit 2007, kur rojet e kompanisë Blekuater ishin duke i përcjellë diplomatët amerikanë në Bagdad.
XS
SM
MD
LG