Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës në volejboll – 75 të vrarë


Policia tha se së paku 75 vetë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur, nga një sulmues vetëvrasë me bombë në një ndeshje volejbolli në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Shefi lokal i policisë, Ajub Kan, tha se sulmi ndodhi sot në Laki Marvat, “në ndeshjen ndërmjet ekipeve të dy fshatrave, ku ishte një numër i madh i shikuesve”.

Ai theksoi se shpërthimi mund të ketë qenë hakmarrje për përpjekjet lokale për përzënien e militantëve, duke e krijuar njësitin e vet.

Lokaliteti Laki Marvat është afër Vaziristinit Verior dhe Jugor, rajone fisnore, në të cilat militantët janë zgjeruar.
XS
SM
MD
LG