Ndërlidhjet

SHBA: Incident sigurie në aeroportin e Nju Xhersit



Autoritetet amerikane mbyllën përkohësisht një nga terminalet e aeroportit në Nju Xhersi. Vendimi u morr pasi një pasagjer kaloi në pjesën e sigurtë të aeroportit pa kaluar përmes procedurave të sigurisë.

Policia filloi kontrollet për gjetjen e personit në fjalë, derisa fluturimet nga terminali ku ndodhi incidenti u shtynë për disa orë.

Raportohet se personi që kaloi pa u kontrolluar nuk është gjetur, por autoritetet lejuan fluturimet disa orë më vonë.

Incindeti ndodhi pas rritjes së masave të sigurisë si pasojë e sulmit të dështuar terrorist në ditën e Krishtlindjeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG