Ndërlidhjet

Gjeorgji: Opozita thotë se TV-ja e re mund të nxisë luftë me Rusinë


Në Gjeorgji sot ka filluar transmetimin kanali i ri televiziv në gjuhën ruse, për të cilin kritikët thonë se do t’i shtoj tensionet me Rusinë, që ende janë të larta pas luftës së shkurtër ndërmjet dy vendeve në vitin 2008.

Kanali i Parë Kaukazian, i inicuar nga presidenti Mikheil Saakashvili dhe i financuar nga qeveria, do të transmetoj program për Gjeorgjinë dhe disa vende të tjera, përfshirë edhe Rusinë.

Nëpërmjet të një kumtese në internet, presidenti Saakashvili, i ka hedhur poshtë akuzat se ky televizion do të angazhohet në propagandë kundër Rusisë.

Por, lideri opozitar, Gjiorgji Kaindrava, ka vlerësuar se ky kanal televiziv paraqet “provokim” dhe se mund të nxisë luftë të re me Rusinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG