Ekipi kombëtar i futbollit të Togos ka vendosur të luajë në Kupën e Vendeve Afrikane, megjithë vendimin për tërheqje të marrë nga qeveria e Togos.
Të premten, ekipi i futbollit të Togos u sulmua nga rebelët, e për pasojë mbetën të vdekur ndihmëstrajneri, zëdhënësi i shtypit dhe shoferi i autobusit. Së paku shtatë persona të tjerë u plagosën, në mesin e të cilëve dhe një lojtar.
Futbollsitët e Togos vendosën të qëndrojnë në Angola e të luajnë në kujtim të tre personave që humbën jetën.
Organizatorët njoftuan se ndeshjet do të zhvillohen siç ishin paraparë, pavarësisht incidentit vdekjeprurës.