Ndërlidhjet

Shkodër: Situata mbetet serioze, Buna afër nivelit kritik


Lumi Buna paraqet kërcënim serioz për qytetin e Shkodrës. Niveli i këtij lumi ka arritur afër nivelit kritik. Sipas të dhënave të Ministrisë së brendshme, Buna ka arritur kuotën prej 9.22 metra nga niveli kritik 9,25 metra.

Autoritetet lokale dhe ato shtetërore kanë zbatuar operacione për ruajtjen dhe sigurimin e argjinaturave, akseve të rrugëve, urave dhe u garantua shpërndarja e ndihmave në ushqim dhe evakuimi i popullësisë nga zonat e vërshuara.

Nga ana tjetër, strukturat ushtarake janë angazhuar në evakuimin e afro 160 personave në komunën Bushat, fshatin Mali Jushit, në komunën Obot, Velipojë e të tjera.

Sipas shifrave të fundit nga autoritetet e emergjencës, janë vërshuar 10400 hektarë tokë dhe 2489 shtëpi. Numri i personave të evakuuar është 4780.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG