Nga shpërthimi i një bombe në Teheran u vra një profesor universiteti. Burimet zyrtare nuk dhanë asnjë detaj mbi incidentin tragjik.
Incidenti vjen në kohën kur Irani po përballet me trazirat më të ashpra që nga revolucioni i vitit 1979.
Trazirat filluan pas zgjedhjeve presidenciale të qershorit të kaluar, për të cilat opozita thotë se janë manipuluar nga regjimi.