Ndërlidhjet

Vështirësohet trafiku ajror në Britani dhe Francë



Bora e re që ka rënë në Britaninë e Madhe ka bërë që të mbyllen qindra shkolla.

Raportohet se është vështirësuar edhe trafiku rrugor, ajror dhe hekurudhor.

Këtë dimër në Britani janë shënuar temperaturat më të ulta në 30 vitet e fundit.

Në aeroportet e Francës janë anuluar shumë fluturime për shkak të reshjeve të mëdha të borës, por edhe për grevën e kontrollorëve të fluturimit.

Sindikatat e kontrollorëve të fluturimit janë të shqetësuara se plani i qeverisë për integrimin e trafikut ajror në strukturën evropiane do të reduktonte vendet e punës.
XS
SM
MD
LG