Ndërlidhjet

Shqipëri: Ndalojnë rreshjet, përmirësohet gjendja



Situata në zonat e përmbytura në Shqipëri ka vazhduar të përmirësohet. Ndërprerja e rreshjeve ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e sasisë së tokës nën ujë.
Lagjet periferike të Shkodrës, të përmbytura nga fryrja e ujërave të Drinit dhe Bunës, tashmë nuk janë më nën pushtetin e ujit. Në përmirësimin e gjendjes në këto zona ka ndihmuar dhe përdorimi i pompave thithëse nga ekspertët e ardhur nga Kosova dhe Maqedonia.

Ka rënë me mbi 2000 ha sipërfaqja e tokës së përmbytur dhe është ulur me rreth 500 numri i shtëpive e banesave të përmbytura.
XS
SM
MD
LG