Ndërlidhjet

Afganistan: Plagosen 5 civilë nga të shtënat në turrmën



NATO tha se të paktën pesë civilë afganë janë plagosur këtë javë kur një forcë e kombinuar e marincave amerikanë dhe trupave afgane ka hapur zjarr ndaj një turrme të protestuesve para hyrjes së një baze ushtarake në provincën Helmand.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën më 13 janar.

Në deklaratën e NATO-s thuhet se turrma prej 200 deri 400 vetë ishte paralajmëruar të largohet nga postblloku, por disa nuk i përfillën udhëzimet. Njoftimi thotë se trupat hapën zjarr në ajër përpara se të qëllonin në turrmën.

Pritet që hetimet të përcaktojnë nëse lëndimet janë shkaktuar nga plumbat afganë apo amerikanë.
XS
SM
MD
LG