Ndërlidhjet

PE: Eshton kritikohet për mos shkuarje në Haiti


Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Katerine Eshton, deklaroi se nuk ishte e domosdoshme për të që të udhëtoj në Haitin e goditur nga tërmeti, pasi u ballafaqua me kritika nga anëtarët e Parlamentit Evropian.

Këto komente ajo i bëri gjatë një debati në Strasburg, pasi ishte shtruar pyetja se përse ajo nuk e vizitoi këtë vend, derisa sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ishte atje.

“Unë nuk kam mundur të kontribuoj asgjë në terren”, tha zonja Eshton dhe shtoi se “roli im është që t’i bashkoj përpjekjet” për ndihma.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG