Ndërlidhjet

Klinton i mbështet synimet e Malit të Zi për pranim në NATO


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i ka mbështetur përpjekjet e Malit të Zi për anëtarësim në NATO.

Duke folur në Departamentin e shtetit, së bashku me kryeministrin malazez, Millo Gjukanoviq, zonja Klinton premtoi mbështetjen që “Mali i Zi të bëhet pjesë integrale e komunitetit evro-atlantik”.

"Unë ofrova mbështetje të Shteteve të Bashkuara, derisa Mali i Zi i bën disa përparime të reformave në sundimin e ligjit, që NATO-ja dhe Bashkimi Evropian dëshirojnë t’i shohin", tha Hillari Klinton.

Kryeministri Gjukanoviq premtoi se Mali i Zi do të jetë “partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm” i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG