Ndërlidhjet

Spanjë: SHBA, BE diskutojnë për siguri në aeroporte


Zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të takohen sot në Toledo të Spanjës, për të diskutuar lidhur me instalimin e skenerëve të trupit dhe për procedura të tjera të sigurisë në aeroporte.

Sekretarja amerikane për siguri të brendshme, Xhenet Napolitano, pritet të kërkoj që BE-ja të lejoj përdorimin e skenerëve të trupit, që paraqesin pamje të trupit të njeriut duke depërtuar edhe nën rrobe.

Në vitin 2008, Parlamenti Evropian e kishte bllokuar propozimin për përdorimin e skenerëve të këtillë, me arsyetimin se ata mund ta shkelin të drejtën e udhëtarit për intimitet.
XS
SM
MD
LG