Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar zyrtarët e Kaukazit të Veriut të sigurojnë kushte normale pune për grupet e të drejtave të njeriut.
Putini i bëri komentet gjatë një takimi me drejtuesit lokalë të rajoneve që po përballen me dhunën e militantëve islamistë.
Aktivistë të të drejtave të njeriut janë sulmuar e madje edhe vrarë gjatë viteve të fundit.