Kina ka shprehur zemërim lidhur me propozimin më të ri për shitjen e armatimit të Shteteve të Bashkuara në Tajvan.
Zëvendës ministri i jashtëm kinez, He Yafei, tha se ky veprim do t’i dëmtoj marrëdhëniet Kinë – Shtetet e Bashkuara dhe do të ketë “ndikim serioz negativ” në bashkëpunimin ndërmjet dy fuqive të mëdha.
Kina e konsideron Tajvanin një provincë të saj të shkëputur.
Reagimi i i Kinës u bë një ditë pasi administrata e presidentit amerikan, Barak Obama, e njoftoi Kongresin se planifikon shitjen e armatimit për Tajvanin.
Në marrëveshjen me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh përfshihet blerja e 60 helikopterëve dhe e më tepër se 100 raketave të avancuara të sistemit Patriot.