Ndërlidhjet

"Avatar" i thyen të gjitha rekordet



Filmi"Avatar" i ka përmbysur të gjitha rekordet në kinematë botërore, duke dominuar për të shtatën javë me radhë.

Sipas vlerësimeve të sotme, filmi epik tre dimenzional i regjisorit Xhejms Kamerun i ka shtuar edhe 30 milion dollarë shumës së gjithmbarshme prej 594.5 milionë dollarë.

Filmi është në rrugë të mirë që së shpejti ta tejkalojë rekordin e "Titanikut", vepër e po të njëjtit regjisor.

Nga filmat e rinj, në vend të dytë është trileri i Mel Gibsonit "Tehu i Errësirës", i cili ka arkëtuar 17.1 milion dollarë.
XS
SM
MD
LG