Ndërlidhjet

Pakistan: 10 militantë të vrarë në sulmin amerikan



Zyrtarët e sigurisë në Pakistan thanë se një aeroplan amerikan pa pilot ka shkrepur zjarr raketor ndaj dy komplekseve në veri të vendit afër kufirit afgan, duke vrarë të paktën 10 militantë të dyshuar.

Zyrtarët e paemëruar thanë se predhat janë shkrepur në zonën Degan në Vaziristanin verior, pjesë e rajonit fisnor gjysmë autonom.

Zyrtarët folën nën kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar t’u flasin mediave.
XS
SM
MD
LG