Ndërlidhjet

KFOR-i në 2011 me 4000 trupa



NATO-ja po shikon mundësinë e vënjes në dispozicion të më shumë trupave për në Afganistan duke shkurtuar dhe më tej misionin në Kosovë, u tha në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të Aleancës.

Diplomatët e NATO-s bëjnë të ditur se planifikojnë që të shkurtojnë trupat e Aleancës në Kosovë në më pak se 4000 në vitin 2011, njofton agjencia e lajmeve AP.

Kreu i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, tha se ministrat e mbrojtjes po diskutojnë hapat e tjera që lidhen me misionin në Kosovë. “Kemi parë përparim të ndjeshëm në Kosovë gjatë 12 muajve të fundit”, tha Rasmusen.
XS
SM
MD
LG