Ndërlidhjet

SHBA: Diskutim mbi rezolutën e vrasjes së armenëve



Një panel i Kongresit në Shtetet e Bashkuara planifikon ta debatojë rezolutën, e cila do ta shpallte si gjenocid vrasjen e më shumë se një milion armenëve nga turqit otomanë në kohën e Luftës së Parë Botërore.

Komiteti për Politikë të Jashtme në Dhomën Përfaqësuese e ka caktuar debatin për 4 mars.

Debati pritet të mbahet disa muaj pasi Turqia dhe Armenia nënshkruan marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, dhe i hapën kufijtë pas një shekulli armiqësie.
XS
SM
MD
LG