Ndërlidhjet

Klinton: Irani po bëhet diktaturë ushtarake


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se administrata Obama beson se Irani po ecë drejt diktaturës ushtarake.

Gjatë një emisioni televiziv në Doha të Katarit, para studentëve të Universitetit Arab në Katar, zonja Klinton tha se Garda Revolucionare e Iranit duket se ka fituar shumë forcë dhe efektivisht po e zëvendëson qeverinë.

Ajo theksoi se, sipas administratës Obama, “Irani po lëvizë kah diktatura ushtarake”.

Hillari Klinton gjendet në rajonin e Gjirit për të kërkuar mbështetje për sanksionet e reja kundër Iranit për programin e tij atomik.

Më vonë gjatë ditës, ajo shkon në Arabinë Saudite për bisedime me Mbretin saudit Abdullah dhe ministrin e jashtëm, princin Saud al-Fejsal.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG