Ndërlidhjet

Eshton: BH është një shtet me tre komunitete



Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, filloi sot turneun balkanik, ku Bosnja është ndalesa e parë.

Në Sarajevë ajo deklaroi se ka tre mesazhe për Bosnjën. “Së pari Bosnja është një shtet me tre komunitete, së dyti e ardhmja e vendit është në Bashkimin Evropian dhe së treti ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë vendin tuaj të përmbushë aspiratat e veta”, tha Eshton.

Pasditen e sotme Eshton do të vizitojë Beogradin. Nesër shefja e diplomacisë evropiane do të qëndrojë në Kosovë. Në prag të vizitës në Kosovë, Eshton theksoi se në Prishtinë ajo do të diskutojë “përparimin në rend dhe ligj, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar si dhe qeverisjen e mirë”.
XS
SM
MD
LG