Ndërlidhjet

NATO: Duhen 30 ditë për ta siguruar bastionin taliban



Një komandant i NATO-s tha se do të duhen më shumë se tre javë që trupat e NATO-s dhe ato afgane ta marrin kontrollin mbi bastionin kryesor të talibanëve në Afganistanin jugor.

Gjeneral majori Nik Karter, komandant britanik i forcave të NATO-s në Afganistan, tha se forcave aleate që janë përfshirë në operacionin “Mushtarak”, do t’u duhen 25 deri 30 ditë më shumë që krejtësisht ta sigurojnë zonën Marxhah.

Ai tha se kur të sigurohet provinca e Helmandit, atëherë do të duhen edhe tre muaj të tjerë që të shihet nëse forcat e koalicionit ia kanë dalë në krye që ta eliminojnë ndikimin e talibanëve dhe ta vendosin kontrollin e autoriteteve afgane.
XS
SM
MD
LG